Flash

Tjetër krim i rëndë, vritet një person në Mirditë

Lapsi.al 2 October 2019
Tjetër krim i rëndë, vritet një person në Mirditë

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë  Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Gazetari i Ora News, në Lezhë, Elvis Hila informon: "Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Janë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit/ve. Zona është thellë malore dhe ka një distancë me Rrëshenin ku ndodhet komisariati dhe për këtë arsye është pak e vështirë marrja e informacionev".

Të këshilluara

Zyrtare/ Ky është drejtori i ri i AKU-së

Qeveria ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili, i cili deri më ta...

14:45

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI