Flash

Tentuan të vidhinin marketin në Fier, tre të arrestuar

Lapsi.al 2 October 2019
Tentuan të vidhinin marketin në Fier, tre të arrestuar

Tre persona nga Tirana kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi tentuan të vidhnin një minimarket.

Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit: A.M, 28 vjeçe; A.B, 41 vjeçe; Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyrë si kliente në një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme. Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t'u larguar me automjetin e tyre”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiele u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Të këshilluara

Zyrtare/ Ky është drejtori i ri i AKU-së

Qeveria ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili, i cili deri më ta...

14:45

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI