Flash

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës, opozita në tryezën e reformës zgjedhore në nivel teknik

Lapsi.al 24 September 2019
Hapi i parë për zgjidhjen e krizës, opozita në tryezën

Opozita vendos të marrë pjesë në nivel teknik në tryezën e reformës zgjedhore të thirrur nga OSBE. Tryeza e inicuar nga OSBE eshte parashikuar të zhvillohet nesër në orën 09:00.

Monika Kryemadhi në një prononcim për median u shpreh se do të paraqesin mendimin e tyre

"Opozita e bashkuar mori vendimin për të marrë pjesë në tryezën që organizohet në nivel teknik. Takimi ngarkoi zotin Basha dhe disa të tjerë për të informuar ambasadorin lidhur me vendimin", tha Kryemadhi.

Kreu i OSBE, Borchard ndodhet ne seline blu per nje takim me kreun e PD-se, Basha. Nderkohe Basha me pare u u takua me aleatët opozitarë. Në takim ishin të pranishëm Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi nga LSI, Vangjel Dule nga PBDNJ, Nard Ndoka nga PDK, Fatmir Mediu nga PR, Dashamiri Shehi LZHK dhe Agron Duka nga PAA.

Por a është hapi i parë për të zgjidhur krizën? Ja si përgjigjet kryetarja e LSI-së.

"Problemi nuk ka qenë opozita për zgjidhjen e krizës por kryeministri me kupolën e tij kriminale. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme jo për të zgjidhur krizën personale as të EdI Ramës askujt tjetër por për të ecur përpara për të hapur me urgjencë negociatat per integrimin e BE-së. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë për paketën antikrizë jo për të zgjidhur krizën politike të Edi Ramës por për tu dhënë shqiptarëve më shumë punë dhe garanci. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por dhe situata në të cilën gjënden shqiptarët."

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI