Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt do të zhvillojë sot në orën 15:00 një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky takim vjen një ditë para konferences së thirrur nga OSBE-ja, në funksion të realizimit të reformës zgjedhore. Pak ditë më parë, OSBE-ja ftoi opozitën jashtëparlamentare për t’u bërë pjesë e kësaj tryeze gjthëpërfshirëse, që u pasua edhe nga një ftesë e adresuar nga kryeministri Edi Rama, që u cilësua e pasinqertë nga kreu i PD-së.
PD dhe partitë aleate të saj pritet të marrin një vendim lidhur me pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga OSBE, në mbledhjen e thirrur për ditën e sotme në orën 14:00.