Flash

Pas shirave, UKT njofton ndërprejen e furnizimit me ujë

Lapsi.al 24 September 2019
Pas shirave, UKT njofton ndërprejen e furnizimit me ujë

Banorët e Tiranës do të përballen sërish brenda pak ditëve me kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm. Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se shkak për këtë ndërprerje të përsëritur të furnizimit, është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit.

Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, UKT-ja u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Sipas inxhinierëve dhe specialistëve në terren, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizimin e situatës së furnizmit me ujë”, shkruhet në njoftimin e UKT-së.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI