Flash

"Nuk të kapim dot"/ Batutat e Metës me operatorët gjatë rrugës drejt Kuvendit (VIDEO)

Lapsi.al 9 September 2019
"Nuk të kapim dot"/ Batutat e Metës me operatorët

Sikurse u raportua më herët, presidenti i Republikës, Ilir Meta, zgjodhi t’i drejtohej Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, duke e përshkuar në këmbë distancën e shkurtër mes godinave të institucioneve.

Kreu i shtetit shoqërohej nga tre këshilltarët e tij: këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri, këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe këshilltari për Mediat, Tedi Blushi.

Por, siç konstatohet në videon e siguruar nga televizioni “Top Channel”, duket se ecja me hap të shpejtë e presidentit,  ka krijuar vështirësi për operatorët që po mbulonin “live” mbërritjen e tij në Kuvend.

Në këto kushte, operatorët i kanë kërkuar Metës që të ngadalësojë hapin, një kërkesë që është pritur me sportivitet nga presidenti, që u ka sugjeruar me shaka se “duhet të shkojnë për ngjitje në male”, një aktivitet që përbën një prej pasioneve të tij dhe që është ekspozuar në postimet e herëpashershme në rrjetet e tij sociale.

Prej pothuaj dy orësh, Meta po u përgjigjet pyetjeve të Komisionit Hetimor në lidhje me kontrollin e ligjshmërisë së vendimeve të tij në çdekretimin e 30 qershorit dhe përcaktimin e 13 tetorit si datë kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=ZIbST1-CwGM

 

 

 

 

Të këshilluara

Njihuni me Albert Anjshtajnin shqiptar

I ngjan krejtësisht, jo vetëm në portret, por edhe në dhunti. E cilësojnë Ajnshtanin e Shqipërisë, dhe jo më kot. Nuk është fizikan dhe matematicien si Alber...

21:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI