Flash

Efekti San Siro lumturon Inter: katër ndeshje radhazi në shtëpi favorizojnë zikaltërit…

Lapsi.al 6 September 2019
Efekti San Siro lumturon Inter: katër ndeshje radhazi në shtëpi

Pas gjashtë pikëve në dy ndeshje, Interi do ta rinisë të shtunën e ardhshme nga sfida në shtëpi kundër Udinese. Skuadra e Antonio Conte duhet të shfrytëzojë faktorin “San Siro” për të vazhduar të shkëputet. Zikaltërit, në fakt, do të luajnë 4 ndeshje radhazi në Meazza: të shtunën më 14 shtator ndaj Udinese, të martën më 17 shtator ndaj Slavia Prague në ndeshjen e parë të Champions League, pastaj të shtunën e 21 shtatorit derbi me Milanin (por është një transfertë në kalendar) dhe në fund të mërkurën më 25 shtator me Lazio, të gjitha mes pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas Gazzetta dello Sport “Ardhja e Conte ka ngrohur tifozerinë zikaltër që edhe sezonin e kaluar nuk kishte munguar me mbështetjen e vet: sezoni ishte mbyllur në fakt me një milion e 100 mijë të pranishëm, përjashtim vetëm ndeshja me Sasuolon e luajtur me dyer të mbyllura për “buuu-të” ndaj Koulibaly. Piku i 78.275 spektatorëve në rastin e derbit të fituar 1-0 falë golit të Icardi në kohën e plotë shtesë. Maurito nuk është më tani, por blerjet e Lukaku dhe Sanchez i kanë shtuar tifozët, të cilët që përpara ardhjes së dy sulmuesve kishin marrë peng biletaritë (40 mijë abonime të kryera në pak kohë) dhe janë përsëritur mini-abonimet e Champions League (ka kaluar kuota 30 mijë).

Të paktën, populli zikaltër e ka bërë të paktën punën e vet dhe prêt që skuadra të bëjë tjetrën në fushë”. Kur Inter e ka bërë “San Siron” pikërisht fortesën e tij, rezultatet në fund kanë ardhur. Nevojitet të kthehet në sezonin e trefishtë të trofeve (2009-2010) për të gjetur zikaltërit të pathyeshëm në shtëpi, ndërsa vitin e ardhshëm humbja në Serinë A ishte vetëm një (në derbi), por ato shtatë jashtë fushe do të bëheshin themelore për të humbur titullin kampion (që do të shkonte pikërisht tek Milani). Në erën-Murinjo, mes 2008 dhe 2010, ngrihet seria prej 46 rezultatesh pozitive radhazi në shtëpi (33 fitore dhe 13 barazime përpara humbjes tashmë të cituar në derbin me Milanin). Në sezonin 2014-2015 rendimenti më i dobët në San Siro në A, në dhjetëvjeçarin e fundit (7 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje, me plot 11 skuadra që kishin bërë më mirë), ndërsa dy të fundit e kishin mbyllur me të njëjtën mesatare pikësh, 2 për ndeshje. Conte synon për të përmirësuar ende trendin dhe kalendari i jep menjëherë një dorë të mirë”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI