Flash

Kuvendi nis punën të hënën, në agjendë shkarkimi i Metës

Lapsi.al 1 September 2019
Kuvendi nis punën të hënën, në agjendë shkarkimi i

Bashkë me shtatorin vjen edhe debati parlamentar dhe kriza politike. Kuvendi do të nisin sesionin e ri nesër në orën 18:00, duke rikthyer kështu në skenë debatin, krizën politike dhe protestat e opozitës.

Në seancën e parë do të miratohet programi dhe kalendari i punës, por pritet të ketë edhe debate të nxehta nga ana e opozitës së re.

Në tryezën e deputetëve do jenë disa dekrete të presidentit Ilir Meta, të cilat pritet që të rrëzohen. Kreu I shtetit I ka kthyer parlamentit disa projektligje; “Ligjin për Akedeminë e Shkencave”, ligjin për miratimin e “kontratës Koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën “koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren”. “Kodin Penal”etj.

Ende nuk ka një skenar dhe datë, por opozita ka paralajmëruar protesta të fuqishme në shtator. Pas një verë të qetë, përveç “luftës” me dekrete të Metës dhe disa denoncimeve të PD, kryesisht për kryebashkiakët e rinj, shtatori pritet të jetë “i nxehtë”.

Një prej temave të nxehta pritet të jetë edhe Shkodra, e cila nuk ka kryebashkik të ri pasi Valdrin Pjetri I PS, u detyrua të japë dorëheqjen, ende pa bërë betimin, për shkak se rezultoi I dënuar për trafik droge në Itali.

Aktualisht në detyre është Voltana Ademi, ndërsa presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të nxjerrë një dekret të ri. Sipas Metës, zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e vendit janë më 13 tetor, datë që njihet nga PD, por pa marrë pjesë në to.

Në këtë sesion, Parlamenti do të miratojë edhe 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritet edhe votimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI