Flash

Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare

Lapsi.al 30 August 2019
Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një person ende i paidentifikuar ka goditur me levë memorialin turk në kodrat e Liqenit Artificial, i cili u inagurua pak javë më parë.

Në informacionin paraprak të lëshuar për shtypin, Policia bën me dije se agresori ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të memorialit. “Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruhet më tej në njoftimin e Policisë.

Memoriali u vendos në kodrat e Liqenit Artificial më datë 15 korrik në nderim të të rënëve të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016.

Vendosja e memorialit u shndërrua në një temë polemike dhe ngjalli kundërshti të forta në radhët e opininonit publik.  Në shenjë proteste dhe mospajtimi, pak ditë më parë, memoriali u rrethua me letra higjienike.

 

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në vendin e quaj...

09:15

Vijon prej tre ditësh zjarri në Finiq

Ndërsa orëve të paradites së të enjtes, zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasdite flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës. Sipas informacionit m...

08:03

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI