Flash

Drejtori i burgjeve alarmon prokurorët dhe ministren e Drejtësisë: Po lirohen të burgosur pa mbaruar dënimin

Lapsi.al 30 August 2019
Drejtori i burgjeve alarmon prokurorët dhe ministren e

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agimi Ismaili u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive të rretheve ku kërkon një bashkëpunim për interest ë sigurisë publike. Shqiptarja.com ka siguruar dokumentet ku shihet edhe letra zyrtare e dërguar Prokurorive. Gjithashtu për dijeni shkresa u është dërguar edhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ismaili shkruan ndër të tjera se gjëja më shqetësuese është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit”. Sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.

Kështu Agim Ismaili ka përmendur edhe rastin e lirimit të parakoshëm të Lulzim Cakës, që u Cilësua si një veprim pa dashje. Gjithashtu para kohe janë liruar edhe të burgosur të tjerë.

“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi,”-thuhet ndër të tjera në shkresë. Ismaili kërkon që të shihen me përpikmëri veprimet që kryejnë prokurorët e rretheve pasi duhen shmangur rastet e lirimit të parakohshëm duke abuzuar me llogaritjen e dënimeve.

Së fundmi janë denoncuar shumë raste të abuzimit të drejtorëve të burgjeve në lidhje me lehtësirat që u siguronin të burgosërve VIP, gjë që u solli heqjen nga detyra. Përmendim këtu pezullimin e drejtorit të burgut “313” në Tiranë Maksim Hamitajn. Ky i fundit dyshohet se favorizonte të burgosurit si Emiljano Shullazi dhe e lejonte të takohej me anëtarët e bandës.

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në vendin e quaj...

09:15

Vijon prej tre ditësh zjarri në Finiq

Ndërsa orëve të paradites së të enjtes, zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasdite flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës. Sipas informacionit m...

08:03

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI