Flash

“Kam shpëtuar 2 fëmijë, ndaj edhe po të vdes nuk kam merak”

Lapsi.al 29 August 2019
“Kam shpëtuar 2 fëmijë, ndaj edhe po të vdes nuk kam

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i depozitës së gazit në piken e karburantit në supestradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ishin së bashku me prindërit dhe xhaxhanë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë janë shpëtuar nga punonjësi i karburantit Nikolin Prenga. Sapo ka konstatuar shkëndijën në depozitën e gazit ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë dy vajzat nga makina.

Por s’ka mundur të shpëtoje veten duke u djegur në 40% të trupit. Sot ai ndodhet i shtruar në qendrën universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë për jetën. Në familjen e 40-vjeçarit në Pllanë të Lezhës ka pllakosur heshtja në pritje të lajmeve për shëndetin e tij, ndërsa babai i Prenges tregon si e mori djalin e plagosur dhe e dërgoi në spital.

“Unë kam shkuar sa ka plasur gazi. Kam shkuar dhe kërkova djalin tim sepse secili mendon për veten. E gjeta dhe e çova në spital dhe më gjatë nuk e di. Më tha se ka plas bombula dhe jemi djeg se dha një shkëndijë të vogël. Djali është pak më mirë, por i djegur rëndë, është rëndë. Këto kanë qenë rrugëtarë dhe kane shkuar aty për të mbushur bombula gazi. Ky e ka pa dhe ka nxjerre dy fëmijët edhe ka plas zjarri. Pastaj ka shku për herë të dytë se pse ka shkuar për herë të dytë nuk e di. Djali im thotë kam shpëtuar dy fëmije se edhe po të vdes nuk jam në merak sepse kam shpëtuar dy fëmijë”, - ka thënë Frrok Prenga, babai i të plagosurit.

Nga shpërthimi i depozitës së gazit mbrëmjen e së shtunës mbeten të plagosur 7 persona 2 prej të cilëve vijojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërsa karburanti ku ndodhi ngjarja u bllokua nga Inspektorati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Të këshilluara

Plagoset një turist polak në Theth

Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e sotme. Gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kër...

19:53

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI