Flash

Besnik Mustafaj: Rama ka shqetësuar partnerët tanë, ai ka të gjithë pushtetet

Lapsi.al 29 August 2019
Besnik Mustafaj: Rama ka shqetësuar partnerët tanë, ai ka të

Shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj, i ftuar në “News 24” tha se vendimet e kryeministrit Rama për rastin Pjetri në Shkodër, janë tërësisht politike dhe shkodranët nuk mund të pranojnë vendime të tilla partiake. Sa i përket largimit të drejtorëve në Shkodër, Mustafaj tha se ç’do njeri duhet mbajtur në punë, në bazë të ligjit dhe rezultatit. Mustafaj e quajti përpjekje për përmirësim imazhi atë që po bën kryeministri Rama duke vendosur gra në pozicione drejtuese.

Ndërsa për Ditmir Bushatit i cili deklaroi mbrëmë se Partia Socialiste ka nevojë për një reformë, Mustafaj i dha të drejtë këtij të fundit. “Kryeministri Edi Rama e ka futur në kazermë ushtarake Partinë Socialiste dhe e ka në kontroll të plotë”.

Lidhur me ate se çfarë duhet të bëjë PD-ja, Mustafaj tha se opozita duhet jo vetëm të denoncojë, gjë që e ka detyrë, por të shfaqë dhe programin, alternativën që të bëhet edhe shpresë për njerëzit.

Sipas Mustafajt, ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime për situatën në vend, si dhe për faktin se Edi Rama ka marrë të gjitha pushtet.

“Ne kemi kryeministër krejtësisht të pandjeshëm ndaj fjalëve, opozita duhet të protestojë. Ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësim se të gjitha pushtet janë kapur nga kryeministri. Të gjitha këto bëjnë shqetësim për aleatët e Shqipërisë. Të gjitha këto probleme mund të prodhojnë përplasje sociale”, deklaroi ai.

Të këshilluara

Plagoset një turist polak në Theth

Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e sotme. Gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kër...

19:53

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI