Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në makinë me heroinë. Në pranga u vu shtetasi S.M., 48 vjeç, banues në Vlorë.
"Arrestimi i tij u bë në lagjen "Pavarësia" Vlorë pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë me peshë 2.3 gramë", sqaron policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".