Flash

Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës

Lapsi.al 29 August 2019
Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që "të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve".

Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Vuçiç paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Disa orë pas deklaratës së Vuçiçit, autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje serbëve që të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të interesave të tyre.

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një postimi në Twitter, se tash është koha që serbët të zgjedhin udhëheqës, e jo marioneta të Beogradit.

“Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e shkëlqyer për komunitetin serb, që të zgjedhin ata që përfaqësojnë më së miri interesat dhe nevojat e tyre. Për shumë vite, serbët e Kosovës janë përdorur nga Beogradi si një mjet për të krijuar mjegull dhe paqartësi. Tash është koha të zgjedhin udhëheqës e jo marioneta", ka shkruar Hoxhaj.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë./REL

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI