Flash

Hetimet/ Santiago u qëllua nga 2 armë, ekspertët marrin në analizë telefonin

Lapsi.al 29 August 2019
Hetimet/ Santiago u qëllua nga 2 armë, ekspertët marrin në

Ndaj Santiago Malkos, i ekzekutuar në një atentat mbrëmjen e së martës, dyshohet është qëlluar nga dy armë kallashnikov. Në mjetin që u dogj në kodrat e fshatit Ferraj, policia ka gjetur dy armë, si dhe 6 krehra me fishekë. Nga këta automatikë, grupi hetimor dyshon se është qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej 26-vjeçari.

Armët janë dërguar në laborator për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Prokuroria është duke verifikuar edhe telefonin personal të viktimës, për bisedat e tij dhe nëse mund të ketë material që mund të shërbejë për të hedhur dritë mbi krimin.

Në pyetje janë marrë dhjetëra persona që besoheshin se mund të kishin informacione të vlefshme për të zbuluar autorët. Por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit. Në pyetje janë marrë dhe familjarët e 26-vjeçarit, të cilët kanë sqaruar se Malko nuk kishte probleme dhe se e kishte lënë pas jetën problematike.

Grupi hetimor deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar. Pistat hetimore që po ndiqen janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me të kaluarën e ish-efektivit të policisë.

Në 2016, ai është përfshirë në një konflikt me armë më dy vëllezër për çështje borxhi. Gjithashtu sipas hetuesve, ai ka qenë i përfshirë në disa raste fajdesh. Ndërsa po verifikohet edhe përfshirja e tij në ngjarje kriminale të ndodhura në Durrës. /klan

Të këshilluara

Plagoset një turist polak në Theth

Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e sotme. Gjendja shëndetësore e tij është e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kër...

19:53

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI