Mbrëmë në mesnatë është dhunuar memoriali në kujtim të viktimave të grushtit të shtetit, që Erdogan i ka shpallur si dëshmorë të shtetit turk, memorial që u ngrit në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës. Mësohet se ka qenë një person me levë në dorë që ka goditur memorialin disa herë.
Sipas dëshmitarëve, një person ende i paidentifikuar, theu dhe masakroi me levë rreth orës 06:00 të mëngjesit, memorialin turk që prej më shumë se një muaji qëndronte në një zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës.
Kjo nuk është hera e parë që tentohet të bëhet diçka kundër këtij memoriali që shkaktoi mjaft zhurmë në politikën shqiptare. Vetm pak ditë më parë, persona të paidentifikuar e rrethuan me letra higjienike dhelanë një shënim.
