Flash

Sa kushton zyra e Ramës? Basha nxjerr shifrat (VIDEO)

Lapsi.al 30 August 2019
Sa kushton zyra e Ramës? Basha nxjerr shifrat (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kundrejt të cilit drejton gishtin e përgjegjësisë për “grabitjen e Shipërisë me një grusht klientësh”.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha shkruan se përgjatë qeverisjes 6-vjeçare të Ramës,”miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme”.

Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e publikuar bashkëngjitur postimit nga kryedemokrati.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme. Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Edi Rama është artist i mashtrimit.

Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/414935135895756/?v=414935135895756

Të këshilluara

Aksident në Sarandë, 5 të plagosur

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në vendin e quaj...

09:15

Vijon prej tre ditësh zjarri në Finiq

Ndërsa orëve të paradites së të enjtes, zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasdite flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës. Sipas informacionit m...

08:03

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI