Flash

Mbappé do të mungojë kundër Shqipërisë: sulmuesi francez del nga fusha në lot

Lapsi.al 26 August 2019
Mbappé do të mungojë kundër Shqipërisë: sulmuesi

Alarm në kampin e Psg, por edhe Kombëtares së Francës: Kylian Mbappé ka dalë nga fushë në lot gjatë sfidës me Toulouse. "Dëmtim muskular", ka thënë Tuchel në fund të ndeshjes. Sulmuesi duhet të qendrojë jashtë fushës 3 deri në 4 javë. Sipas Le Parisien, L'Equipe e RMC ekzaminimet të cilave i është nënshtruar 20 vjecari kanë evidentuar një "lakeracion muskular" në kofshën e majtë. Ish-lojtari i Monaco do të humbasë kështu edhe impenjimin e dyfishtë me kombëtaren franceze kundër Shqipërisë e Andorra, ndeshje kualifikuese për Euro 2020. Për më tepër në rrezik është edhe debutimi në Champions League, në program në 17 ose 18 shtator.

Natyrisht për kuqezinjtë është një lajm i mirë, edhe pse të mendosh për favore në një kohë kur Franca prezantohet si kampione e botës dhe me një organikë yjesh ndoshta nuk është me vend. Megjithatë të mos kesh të bësh me një si Mbappe është gjithnjë shumë e rëndësishme dhe mbi të gjithë kanë marrë frymë të lehtësuar mbrojtësit e kombëtares shqiptare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI