Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Mertens, me një penallti, penalizon dy arbitra: Nicchi: Massa e Valeri drejt dënimit

Lapsi.al 26 August 2019
Mertens, me një penallti, penalizon dy arbitra: Nicchi: Massa e Valeri

Pas polemikave të forta ka ardhur edhe pozicionimi i presidentit të shoqatës së arbitrave italianë, Marcello Nicchi. "Ndaj Mertens nuk ishte penallti. Var ndërhyri tek penalltia e Mertens, por nuk e kuptuan që kishte një gabim, kjo më shqetëson. Problemi ishte që Var nuk kishte imazhe të qarta e duhet ti sugjeronte arbitrit të rishihte episodin", evidenton presidenti, që nuk aprovon aspak punën e brë nga Massa e bashkëpunëtorët e tij.

Me shumë mundësi do të ketë pasoja për arbitrat për sa ndodhi në Franchi: "Kam folur me dizenjatorin, jemi shumë të hidhëruar e ai do të vendosë nëse të marrë masa teknike apo disiplinare. Po mundohemi të aktivizojmë një sallë qendrore VAR në Coverciano, që do të ndjekë njëkohësish ndeshjet e mund të dëgjojë bisedat mes arbitrit e Var, edhe pse pa mundur të ndërveprojë".

E në të njëjtën shinë me presidentin është edhe dizenjatori Rizzoli: "Kishte dicka që nuk funksionoi në bashkëpunimin mes arbitrit e Var, një gabim që duhet rregulluar e të mos përsëritet më". Massa e njeriu i Var, Valeri, shkojnë drejt penalizimit "Nuk ka dyshim që një trajner nxjerr të luajnë ata që janë më në formë e masat që do të marrim do të jenë në drejtimin për ti vënë në kondicionin më të mirë për të arbitruar. Do të vlerësojmë gjendjen e tyre psikofizike".

Në pritje të zyrtarizimit dy arbitrat do të humbasin me siguri javën e dytë të Serie A, duke kryer një javë pauzë për gabimin e rëndë, për tu rikthyer ndoshta pas ndërprerjes së kampionatit për impenjimet e Kombëtares, edhe pse nuk është e thënë që të merren në konsideratë në javën e tretë të Serie A.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI