Flash

Juventus kujdes, De Ligt është i zhgënjyer: "Nuk e prisja pankinën"

Lapsi.al 25 August 2019
Juventus kujdes, De Ligt është i zhgënjyer: "Nuk e prisja

Vendimi për të lënë jashtë formacionit Dybala kundër Parma ka bërë shumë zhurmë, duke fshehur vetëm pjesërisht atë të De Ligt. Mbrojtësi, i blerë për 75 milionë, për të përditshmen hollandeze AD ka treguar hapur zhgënjimin e tij: "Do të kisha preferuar sigurisht të luaja. Nuk arrita të lexoj asgjë nga seancat stërvitore e për këtë nuk e prisja të ish në pankinë, edhe pse natyrisht respektoj vendimin e trajnerit".

Nuk ka megjithatë asnjë cështje, sepse 19 vjecari i Juventus shton menjëherë: "Jam realist, jam ende në fazë ambjentimi në Itali. Dyshja që luajti, e formuar nga Bonucci e Chiellini, ka qenë për një kohë të gjatë e konsideruar më e mira në botë. Për këtë duhet të fitoj vendin gjatë sezonit. Fizikisht është e vështirë, por e ndjej se po bëhem më i fortë. Për mbrojtjen nuk është se më kërkojnë gjëra shumë ndryshe në krahasim me kur isha tek Ajax".

Është e qartë se do të vijë edhe mundësia për të zbritur në fushë si titullar: ashtu si theksoi Martusciello, asistenti i Sarri, sezoni është i gjatë e "do të ketë nevojë për të gjithë". Sidomos për atë që konsiderohet një nga më të mirët në botë pavarësisht moshës së re. Por për momentin, De Ligt kërkon të përshtatet: "Dua të përmirësoj shumë italishten time - vazhdoi de Ligt -. Ndjek një kurs pesë herë në javë, kështu që po procedoj mirë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI