Flash

Zbulimi i AS: Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

Lapsi.al 25 August 2019
Zbulimi i AS: Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

Nuk ka një skuadër, ka refuzuar disa oferta dhe sic duket do të vazhdojë ta bëjë, deri kur të lirohet pankina e ... Real Madrid. José Mourinho, pas shkarkimit nga Manchester United, vazhdon të qendrojë në pritje dhe motivin e zbulon e përditshmja spanjolle AS. Special One dëshiron të kthehet tek Real Madrid e pret shkarkimin e teknikut aktual Zinedine Zidane.

Francezi nuk është më kaq i palëvizshëm në krye të merengues pas një vigjilje kampionati zhgënjyes, konflikteve të hapura me dy prej lojtarëve që tashmë kanë mbetur në Madrid pas zhvillimeve befasuese të merkatos e mbi të gjitha pas barazimit të mbrëmshëm, në Santiago Bernabeu kundër Valladolid.

Portugezi e ka nuhatur se durimi i Florentino Perez ka një kufi kur vjen puna tek mungesa e trofeve dhe është gati të bëjë rikthimin tek Real. Mourinho u befasua jo pak kur kreu i Blancos zgjodhi të rimarrë në detyrë Zidane në sezonin e kaluar, edhe pse Special One kishte shprehur disponibilitetin e tij për tu kthyer tek Real. Sic duket Jose nuk ka hequr dorë nga ëndërra për të patur në dispozicion një organikë të të gjithë respektit e me financa të frikshme nga pas, për tu kthyer në lojë për të fituar Champions League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI