Flash

Video / Liverpool-Arsenal 3-1, Klopp komandon i vetëm Premier League

Lapsi.al 24 August 2019
Video / Liverpool-Arsenal 3-1, Klopp komandon i vetëm Premier League

Nuk ka histori në Anfield. Liverpool fundos Arsenal 3-1 falë golave të Matip dhe dygolëshit të shënuar nga Salah. Kjo ishte fitorja e tretë në tri javët e para të Premier League për skuadrën Jurgen Klopp që udhëheq e vetme me pikë të plota 9.

Rasti i parë për Liverpool ka ardhur pas vetëm dy minutash lojë me Firmino që nuk ka mundur të finalizojë në portën bosh krosin e Robertson. Në minutën e 11'-të Aubameyang humb një mundësi shumë të mirë. Sërish Arsenal i rrezikshëm në të majtë me lojtarin më të i ri, Nicolas Pepe u gjend përballë me portierin Adrian në minutën e 30'-të, por pa sukses. Këtu ka përfunduar "historia" e Topçinjve në këtë takim që më pas ka folur vetëm për Liverpool. Në minutën e 41'-të Joel Matip ka zhbllokuar rezultatin dhe ka shënuar golin e avantazhit për Të Kuqtë që hyjnë në dhomat e zhveshjes me fitore. Në pjesën e dytë Liverpool e vijoi me ritmin e fitores, me Salah që shënon dy gola në 10 minuta, një me 11m, ndërsa i treti nxorri "jashtë loje" mbrojtjen e Arsenal. Torreira ka shënuar golin e nderit për Topçinjtë në minutën e 85'-të.

Pas dy fitoreve Arsenal regjistron humbjen e parë në kampionat ndërsa Liverpool rrëmbeu fitoren e tretë në po aq ndeshje Premier League.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/XEPN-1.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/REqR.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/e0oN.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/5ozl.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI