Flash

Neymar rigjen buzëqeshjen në Paris, por stafi i brazilianit i kërkon Barcelonës të insistojë

Lapsi.al 24 August 2019
Neymar rigjen buzëqeshjen në Paris, por stafi i brazilianit i

Është kthyer të buzqëeshë, por në Paris preferon gjithnjë të mos qendrojë. Kështu edhe mes humorit të treguar në stërvitjen e fundit të PSG, Neymar vazhdon të punojë për të shkuar tek Barcellona. Edhe pse duhet thënë që skenari nuk është më aq i sigurtë tashmë. Si fillim Psg duhet të paguajë një gjobë 2000 euro për parullat fyese të ekspozuara kundër yllit brazilian në javën e parë të kampionatit nga tifozët.

Kështu vendosi komisioni i disiplinës së Ligës, ndërsa në faqet e l’Equipe sot, flitet se, mes brazilianit e klubit të emirit të Qatar ka patur një takim sqarues. Në ditët e fundit Neymar është stërvitur me grupin, duke reflektuar një atmosferë pozitive, si nuk ndodhte prej disa muajsh. E brenda dhomave të parisienëve, ndryshimi i sjelljes së O'Ney, është interpretuar si rregullim i marrdhënieve.

Por pas kuintave, sipas Le Parisien, klani Neymar e ka vënën nën presion Barcellona që të kthehet në sulm me një ofertë më konkrete, mes shumës së ofruar dhe lojtarëve për këmbim. Psg pretendon gjithnjë 100 milionë e lojtarë të denjë, por për momentin nuk ka marrë oferta interesante.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI