Flash

Video/ Hakmarrja e Kukësit vlen tre pikë: Partizani ndalet nga shtylla, Jorgji nxjerr dy me të kuqe

Lapsi.al 23 August 2019
Video/ Hakmarrja e Kukësit vlen tre pikë: Partizani ndalet nga

Debutimi në Superiore nuk është ai që do të dëshironte Partizani, ndërsa Kukësi jep sinjalin se për titull do të jetë deri në fund. Blutë e Shpëtim Duros imponohen me një 11 metërsh të Shkurtajt, por hakmarrja për humbjen e Superkupës dhe rikuperimi moral në një javë kohë janë ato që entuziazmojnë Kukësin, që i gëzohet tre pikëve të para.

Teknikët donin të tregonin se kishin përvetësuar gabimet e sfidës së Superkupës: Duro me Rrocën në pankinë e Lulajn në mbrojtje, ndërsa Lerda me heroin Broën në fushë krah Bardhit, me Malën në krah, për të mos rrezikuar nga daljet e shpenguara të Melos, që tani luante si qendër e djathtë. E megjithatë, krosimet dhe goditjet standarde ishin ato që sollën rreziqe për Avdylin e Hoxhën, një indikacion se skuadrat janë ende larg adaptimit të lojës së didktuar nga teknikët. Një episod vendosi ndeshjen dhe është ai i minutës së 38 kur Boldor nuk mundi ta fshehë me pozicionalitet ngadalësinë e tij dhe kapet në kohë vonesë në tentativë për të ndalur Ethemin. Penalltia e Jorgjit nuk i pëlqen rumunit që vazhdon proteston, por i pëlqen shumë Shkurtaj që nga pika e bardhë është i ftohtë sa duhet, për të mundur Hoxhën, një ekspert kur vjen puna tek penalltitë.

Lerda, ndryshe nga Superkupa, nuk hezitoi të forconte vijën e parë, tashmë me një treshe të frikshme Solomon-Cinari-Broën, me dy të parët që morën vendin e Bardhit e Melos. Por treshja nuk rezistoi shumë sepse në të 62 nigeriani u përfshi në një konflikt me Lulaj dhe Jorgji i tregoi daljen e shpejtë të dyve. Me 10 lojtarë Partizani funksionoi më mirë dhe fati mbajti në avantazh Kukësin: Mala, ndëshkuesi i Superkupës, këtë herë e përplasi topin në traversë, pa mundur ti bëjë keq Avdylit. Tentativat e fundit të Romeros, Telushit e Boldor nuk ndryshuan shifrat, por i treguan teknikut italian të Partizanit se me pak më tepër guxim Partizani është skuadër dominuese.

Start i keq i sezonit për të kuqtë, që përkeqësoi shifrat e Lerda: 6 ndeshje, dy barazime e një fitore, ndërsa Duro në anën tjetër dëshmoi edhe njëherë se është trajneri i emergjencave. Në pak javë në krye të Kukësit, arriti të konsolidojë një grup të ndryshuar në pjesën dërrmuese të saj e me blerjet e bëra së fundmi hedh zyrtarisht kandidaturën për titull...

Të këshilluara

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë ...

18:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI