Flash

"Milan skuadër botërore, Juventus vetëm italiane": presidenti kuqezi pickon fort

Lapsi.al 24 August 2019
"Milan skuadër botërore, Juventus vetëm italiane":

"Milan është një skuadër botërore sepse ka fituar 7 Champions League, Juventus është një skuadër italiane sepse fiton shumë kampionate. I respektoj se janë treguar të aftë". Presidenti kuqezi Paolo Scaroni di si të ndezë tifozët e tij e është poiëkrisht ajo që bëri në takimin e zhvilluar "Comunione e Liberazione" në Rimini.

Përtej historisë, numri 1 i rrugës Aldo Rossi ka nënvizuar edhe problemet që ka Milani aktual: "Ti duhet të arrish të shesësh produktet e tua atyre që janë tifozë me Milan në Indonezi, Tailandë, Brazil, por nëse nuk fiton më Champions, pas pak nuk ke më tifozë të interesuar në ato vende. Është e gjitha cështje parash: 'Përse Milan nuk ecën mirë?', më pyet dikush. Milan arkëton 200 milionë, Real Madrid 700 milionë, cfarë do të thotë? Që Real Madrid mund të blejë lojtarët më të mirë e ti paguajë më shumë, po e banalizoj",

Presidenti i Milan ka dashur të saktësojë se krahasimi me Juventus është bërë në këtë këndvështrim, atë të bazave të tifozëve: "Më befason, mua që jam i ri në futboll, fakti që shumë ekspertë nuk dinë cfarë është financial fair play, cfarë do të thotë. Sinteza është që lojtarët mund ti blesh e paguash vetëm nëse ke fitime, e të kesh fitime nuk është e thjeshtë. Kjo është sfida e madhe që kemi përpara".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI