Flash

Polemika/ I mohohen penallti, i fshin krahët Bayern: reagim ironik i Schalke 04

Lapsi.al 25 August 2019
Polemika/ I mohohen penallti, i fshin krahët Bayern: reagim ironik i

Një imazh i shëmtuar, që kishte si qëllim të ishte ironik, por që është dukur me shije të keqe. Në javën e dytë të Bundesliga, Schalke u mund në shtëpi nga Bayern Munchen 3-0 (tregolësh i Leëandoëski). Klubi i Gelsenkirchen në fakt ka shumë gjëra për të protestuar: me rezultatin 2-0 ishin dy penalltitë e padhëna për Schalke, të paktën sipas rregullave të reja për prekjen me dorë në zonë, që fillimisht arbitri e më pas Var nuk e kanë akorduar. Polemika të paevitueshme e të kuptueshme, me përjashtim të mënyrës së zgjedhur për të reaguar përmes fotos së publikuar në versionin amerikan të faqes tëitter të Schalke 04, në të cilën shihen lojtarët e Bayern të festojnë... pa krahë.

Në sfidën Schalke-Bayern fillimisht ishte Pavard që bllokonte me dorë, edhe pse në distancë të afërt, me krahun larg trupit, pas goditjes me kokë të Burgstaller në zhvillimet e një goditje këndi, ndërsa më vonë ishte Perisic që devijojë me dorë një goditje dënimi të Caligiuri. Konkluzionet e lojtarëve të Schalke i drejtoheshin portës e si Pavard ashtu dhe Perisic duhej të penalizoheshin me penallti. Por publikimi i fotos së lojtarëve të Bayern, duke i bërë cung me Photoshop, nuk është gjetja e duhur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI