Flash

Giampaolo ngel në klasë sulmin e Milan: "Do ndryshoj gjithçka"

Lapsi.al 26 August 2019
Giampaolo ngel në klasë sulmin e Milan: "Do ndryshoj

Humbje në debutimin në kampionat në pankinën e Milan për Marco Giampaolo, i thyer 1-0 nga Udinese: "Të humbësh nuk bën kurrë mirë, por ndeshja më dha shumë informacione - komentoi tekniku -. Arrita të lexoj atë që skuadra bën mirë ose keq në bazë të karakteristikave. Shoh përtej rezultatit e duhet të shkojë përtej me analizën time. Në këtë humbje ka shumë pikë mbi të cilat duhet reflektuar".

Ndeshja e parë si kuqezi ishte një zhgënjim i vërtetë: "Zotërimi i topit duhet të ketë një zhvillim më të mirë ofensiv, por ndoshta nuk është faji i lojtarëvem por karakteristikave të tyre". Ndonjë përforcim në merkato në këtë pikë do të ishte e mirëpritur, por Giampaolo nuk e mban mendjen aty: "Nuk më interesojnë këto gjëra, unë duhet të mendoj për ndeshjen e si ti bëj tre sulmuesit të funksionojnë. Kemi sulmues që dinë të bëjnë gjëra specifike".

Faza ofensive ka limite të theksuara, të paktën nga ajo që u pa në Udine: "Fillimisht mendova se problemi ishte të bënim funksional Suso, por duhet të mbajmë gjërat e mira e të organizohemi përpara. Zgjidhjet ofensive që propozuam nuk na pëlqejnë, jemi sterilë. Nuk ka asgjë për të hedhur poshtë, por duhet të kuroj disa detaje në mënyrë të ndryshme në krahasim me një koncept që kisha për futbollin".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI