Flash

Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardi: "Ka refuzuar shumë oferta, sepse..."

Lapsi.al 26 August 2019
Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardi: "Ka refuzuar shumë oferta,

"Për mua Mauro Icardi do të qendrojë tek Inter", zbuloi Wanda Nara në programin Tiki Taka tek Italia 1. Bashkëshortja dhe gruaja e sulmuesit argjentinas ka qartësuar të ardhmen e sulmuesit zikaltër: "Ai ka qenë gjithnjë koerent e ka refuzuar shumë oferta të skuadrave të mëdha. Unë kam bër punën time duke folur me klube të ndryshme, por vendimi i përket atij". Në ditët e fundit të merkatos mund të ndërhyjë Juventus: "Nuk e di...". Conte? "Është një trajner i madh, një nga më të mirët, por bën atë që i thotë shoqëria".

"Ai mendon se nuk e ka mbyllur ende me Inter. Nuk e di cfarë mund të ndodhë, por di fjalët e tij që nga dita e parë e merkatos. Ai i ka thënë jo shumë ofertave të parefuzueshme për të gjithë, vetëm për Inter. Me të direkt nuk ka patur kurrë kontakte, por me mua po....", vazhdoi Wanda Nara. Në fund misteri: "Ndoshta dikush i ka thënë të qendrojë. Kush? Ndoshta ai që komandon".

Asnjë qejfmbetje me teknikun Antonio Conte: "Ndoshta mund të vendosë që të luajë, ashtu si tani po vendos që të mos luajë. Unë nuk pres asgjë, është një zgjedhje e shoqërisë që i paguan rrogën".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI