Flash

Mesazhi prekës i bashkëshortes dhe vajzave të Mihajlovic: "Luftëtarët dallohen që larg"

Lapsi.al 26 August 2019
Mesazhi prekës i bashkëshortes dhe vajzave të Mihajlovic:
I ka qendruar gjithnjë pranë në këto 40 ditë të vështira kurash e rikuperimi në spital. Nga 15 korriku, Arianna nuk e ka lënë asnjë cast vetëm Sinisa Mihajlovic në betejën e tij kundër leucemisë. Por dje ka preferuar të mos e ndjekë në Verona, për të parë me emocion rikthimin e tij në pankinën e Bologna, përpara tv, së bashku me dy vajzat e tyre: "Luftëtarët dallohen që larg. My love", ky është mesazhi i postuar nga Arianna në Instagram për Sinisa, që i ka prekur të gjithë, duke i dhënë gjithashtu edhe forcë shumë të tjerëve.
"Ju lexoj të gjithëve. Faleminderit. Më shpërthen zemra" është komenti i Viktorija Mihajlovic në Instagram për qindra mesazhet inkurajuese që ka marrë për rikthimin në pankinë të të atit Sinisa, nga ana e tifozëve. Viktorija ka shpërndarë në Insta storie dedikimin e saj, ndërsa ka postuar një foto të teknikut në Bentegodi për javën e parë të kampionatit me Bologna: "Bukuria e madhe", shkruan vajza e teknikut serb. Edhe vajza tjetër Virginia, ka mbetur pa fjalë nga veprimi kurajoz i të atit, për të qenë në pankinë, pavarësisht sëmundjes: "Të them të dua, është pak. Forca jote, grinta e kurajo, më bëjnë edhe sot vajzën më krenare të botës. Je më shumë se një luftëtar, më shumë se një luan, je më shumë se cdo gjë. Sa shumë gjëra të tjera do doja të të thosha, por fjalët e duhura për të të përshkruar, nuk i ka shpikur ende askush".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI