Flash

Barcelona e Juventus gati të bëjnë shkëmbimin e madh

Lapsi.al 26 August 2019
Barcelona e Juventus gati të bëjnë shkëmbimin e madh

I ardhur si një lojtar që do të merrte përsipër mesfushën bardhezi, Emre Can e humbi të gjithë shkëlqimin e tij, me zbritjen në hierarkitë e teknikut të ri të bardhezinjve Maurizio Sarri. Gjermani nuk ishte menduar se do të përfundonte në merkato, por Khedira ishte befasues në fazën përgatitore, duke i lënë vendin në dalje 24 vjecarit ish-Liverpool. E në këtë pikë Juventus po punon për të gjetur një destinacion për Emre Can që, sipas Tuttosport, nuk ka më vend në Torino. Bardhezinjtë kanë intensifikuar diskutimet me Barcelonën për një këmbim të lojtarit me kroatin Ivan Rakitiç.

Për mesfushorin alternativat nuk mungojnë, sepse të interesuar për shërbimet e tij janë edhe PSG e Bayern Munchen: gjermani e ka kuptuar tashmë se nuk mund të jetë zgjedhja e parë në preferencat e Sarrit dhe është i hapur për një transferim të ri. Paratici po shpejton për të gjetur një zgjidhje, përpara mbylljes së merkatos, që të kënaqë si lojtarin, ashtu dhe klubin...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI