Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Nga Teuta tek Fenerbahce: Muriqi, njeriu që i bëri ëndërrat realitet

Lapsi.al 26 August 2019
Nga Teuta tek Fenerbahce: Muriqi, njeriu që i bëri ëndërrat

Ëndërrat janë ato që të shtyjnë përpara, janë ato emocione të bukura, që mbahen gjithnjë me vete, por jo gjithnjë realizohen. Por nuk është ky rasti i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, njeriu që ëndërrën e fëmijërisë e bëri realitet në moshën 24 vjecare. Sulmuesi nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce këtë sezon të merkatos dhe me fanellën verdheblu ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para në kampionatin turk, pa llogaritur tre në miqësoret para-përgatitore. Transferimi nga Rizespor në Stamboll e bëri të lumtur sulmuesin, që këtë fanellë e kishte adhuruar që i vogël, kur ishte tifoz i Fenerbahce.

Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar, me një vlerë që tani prek shifrën e 3.5 milionë euro...

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI