Flash

E moshuara humbet jetën pas rrëzimit në pus

Lapsi.al 20 August 2019
E moshuara humbet jetën pas rrëzimit në pus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë të Kosovës. Një grua e moshuar ka humbur jetën, pasi ka rënë në pus, raportojnë mediat kosovare.

Lajmi për vdekjen e 62-vjeçares nga fshati Kqiq është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.

“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 62-vjeçares.

Pas përfundimit të procedurave trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg. Sipas rrethanave të ngjarjes, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI