Flash

Lerda, trajneri i destinuar të tërheqë vëmendjen, në kërkim të fitores së parë me Partizanin

Lapsi.al 17 August 2019
Lerda, trajneri i destinuar të tërheqë vëmendjen, në

“Jemi përgatitur edhe për penalltitë”: një deklaratë e qartë për ambicjet e teknikut të Partizanit, Franco Lerda, për të arritur fitoren e parë nën drejtimin e të kuqve, pas dy barazimeve e dy humbjeve në katër ndeshjet e para sezonale. Një fitore që korrespondon edhe më trofeun e parë e që italiani nuk kërkon ta humbasë, pavarësisht se ka kaluar mes trazirave për të siguruar besimin e drejtuesve, por ende jo të tifozëve. Eksperimentet e tepruara me Trashin e Asanin nuk i pëlqyen askujt, as vetë Lerdës, por largimi i Mensah e Ibrahimit, sherri me Saccone e Mehmetin që rezultoi me largimin e asistentit italian, kanë lënë një shije të keqe tek Partizani. "Për çështjen e Mensah duhet të pyesni klubin, unë përgjigjem për fushën e lojës. Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk e njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon, përndrysh nuk do të fitonte. Si natyrë jam prej atyre trajnervëe që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë, por unë i besoj kësaj skeme".

Lerda me barazimin në Moldavi, që nuk i siguroi kualifikimin, por qendrimin, i dha të drejtën vetes të spastronte armiqtë dhe ti ulte kokën rebelëve si Trashi. Italiani përdori grushtin e hekurt, duke marrë vëmendjen e medias për mënyrën e admnistrimit të grupit, krejtësisht në të kundërt të ish-teknikut Gega, i vlerësuar për frymën e krijuar në dhomat e zhveshjes. Por sic duket Lerda nuk di të bëjë ndryshe dhe është i destinuar të marrë vëmendjen e medias, edhe pse deri tani rezultatet i flasin kundër.

E ka bërë këtë edhe në prag të Superkupës së Shqipërisë, në konferencën për shtyp para Kukësit. 51-vjeçari sqaroi se me merkaton merret klubi: “Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën që ta nisim sa më mirë këtë sezon dhe të bëjmë tonin këtë trofe. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë elementët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë".

Lerda në tre muaj nën drejtimin e të kuqve është bërë fytyra e Partizanit. Është mënyra me të cilën është mësuar të punojë italiani, apo zgjedhje për të marrë mbi vete presionin e përtë lehtësuar skuadrën, kjo duhet parë, por fakt është se gjatë gjithë kësaj periudhe kur flitet për Partizanin, flitet gjithnjë për Lerdan dhe 51 vjecari duket se ka ndërmend të vazhdojë kështu për sa kohë të jetë në pankinë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI