Flash

Dorëheqja e Pjetrit/ Çfarë do bëjë tani opozita? Kryemadhi në zyrën e Bashës

Lapsi.al 16 August 2019
Dorëheqja e Pjetrit/ Çfarë do bëjë tani opozita?

Dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, nga marrja e detyrës së kreut të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut, i ka dhënë hov aksionit opozitar.

Mësohet se lidhur me këtë zhvillim, që rihapi betejën vendore për Shkodrën, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi dhe kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, po zhvillojnë një takim në selinë blu.

Sipas burimeve jozyrtare në PD, në fokus të tryezës së bisedimeve do të jetë koordinimi i qendrimeve në radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare.

Ditën e djeshme, pasi dokumentet e publikuara nga PD-ja që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e Pjetrit nga Italia, u verifikuan në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës”, duke e konsideruar si një fitore të forcës së tij politike, Basha shkruante në “Tëitter” se dorëheqja e Pjetrit do të thotë një kriminel më pak në politikë.

Kryedemokrati theksonte se pas këtij zhvillimi “asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”.

Nga ky takim Basha-Kryemadhi pritet me interes nëse opozita do të arrijë një qendrim të unifikuar lidhur me 13 tetorin. Vetëm Partia Republikane, Lëvizja Socialistë për integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa kryedemokrati Basha, foli për standarte dhe jo data.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI