Flash

Plas grushi në Borsh/ Nuk u pëlqyen shërbimin, pronarët e lokalit dhunojnë grupin e turistëve

Lapsi.al 15 August 2019
Plas grushi në Borsh/ Nuk u pëlqyen shërbimin, pronarët e

Një grup turistësh spanjollë kanë pësuar një sulm fizik pak minuta më parë në plazhin e Borshit.

Mësohet se turistët kanë mbetur të pakënaqur nga shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen. Mirëpo, furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët e lokalit ku kishin drekuar, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sipërmarrësit më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë thyer xhamin e furgonit.

Mjeti është larguar deri në vendin e quajtur “Volloder”, ku është pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që kanë ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe të FNSH-së janë vënë në ndjekje të autorëve.

Në furgon gjendeshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI