Flash

Fotot te Shkëmbi i Kavajës/ Komentuesit nxjerrin "bllof" Ramën: Shyqyr që kishim gati garderobën se...

Lapsi.al 15 August 2019
Fotot te Shkëmbi i Kavajës/ Komentuesit nxjerrin "bllof"

Janë të shpeshta rastet kur ndjekësit e kryeministrit Edi Rama në rrjetet e tij sociale, kanë bërë komente pikante dhe sikletosëse, duke e vënë në vështirësi shefin e qeverisë, i cili shpeshherë është mjaftuar duke u dhënë përgjigje evazive.

Këtë herë, disa komentues të vëmendshëm, kanë vërë re një detaj që tregon se fotot e postuara mëngjesin e sotëm prej Ramës nga ndryshimet e bëra në zonën e Shkëmbit të Kavajës, nuk janë aktuale. "Shumë ftohtë ka qenë mbrëmë në Golem! Shyqyr që kishim gati garderobën e dimrit. Qesharak!"- shkruan njëra prej tyre.

Në foto, krahas punëtorëve që janë veshur me të gjata, shfaqen edhe dy kalimtarë që mbajnë veshur xhupa.

POSTIMI I RAMËS

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane?

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë?”

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI