Flash

Rënia e euros, ish-deputeti: Paratë e pista forcuan lekun, po shkatërrohet ekonomia

Lapsi.al 15 August 2019
Rënia e euros, ish-deputeti: Paratë e pista forcuan lekun, po

Ish-deputeti i Partisë Demokratike,  Agron Shehaj, ka interpretuar fuqizimin e lekut kundrejt  monedhës së përbashkët evropiane, si një ndikim të drejtpërdrejtë të parave të pista të injektuara në vend  nëpërmjet trafikut të drogës.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Shehaj shkruan se rritja e trafikut të drogës është shoqëruar me një rënie besnike të euros që ështyë duke arritur nivelet më të ulëta në dy dekadat e fundit.

Shehaj shton se kjo rënie drastike e euros, po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

STATUSI I PLOTË

Forcimi i Lekut në lidhje me Euron ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vazhduar pa ndërprerje. Fillimi i rënies së pakthyeshme të lekut përkoi me kohën e vjeljes së kanabisit të kultivuar masivisht. Nga atëhere, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron.

Kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

Praktikisht, po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. Pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi e cila përzë paranë e pastër, veçanërisht bizneset prodhuese dhe novatore.

Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomsië nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI