Është arrestuar pronari i lokalit në Porto Palermo të Himarës, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili për motive të dobëta ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.