Flash

Kush e vrau 20-vjeçarin nga Burreli në Gjermani? Del rezultati i autopsisë

Lapsi.al 15 August 2019
Kush e vrau 20-vjeçarin nga Burreli në Gjermani? Del rezultati i

Pas vrasjes së 20-vjeçarit Keidi Pasha nga Burreli dhe plagosjes së një 31-vjeçari tjetër shqiptar në Gjermani, autoritetet hetimore kanë nisur punën për zbulimin e autorëve të krimit.

Policia është në kërkim të fotove dhe videove nga ngjarja që ndodhi dy net më parë në rrethin e “Vorsfelde”.  “Ne po kërkojmë regjistrime video dhe fotografi të bëra midis orës 8 dhe 11 pasdite në vendin e ngjarjes në Meinstraße”, shkruhet në njoftimin e Policisë gjermane.

Ndërkaq, nga rezultati i autopsisë, është zbuluar se 20-vjeçari  vdiq nga plagët me armë zjarri.

Sipas raportimi të tabloidit “Bild”, autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende nga Policia, që bën të ditur se hetimet po zhvillohen në shumë pista dhe se për këtë arsye ngjarja është ende e paqartë.

Kemi një ngjarje goxha të paqartë. Po hetojmë në të gjitha drejtim”, tha zëdhënësi i Policisë.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI