Flash

Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit, ç'pritet të ndodhë në Shkodër

Lapsi.al 14 August 2019
Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit, ç'pritet të ndodhë

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër i parashikuar të zhvillohej më datë 20 gusht së bashku me ceremoninë e betimit procedurial të kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Shkak për këtë zhvendosje është bërë pritja e kryerjes së verifikimeve përkatëse nga ana e Prokurorisë lidhur me pastërtinë e figurës së Pjetrit pas kërkesës së adresuar nga Partia Demokratike.

Selia blu publikoi ditën e djeshme dokumentet e arrestimit për trafik droge, të dënimit me 18 muaj burg dhe të dëbimit nga Firenze të kandidatit socialist të dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit.

Ndërkohë, kryebashkiakja ende në detyrë Voltana Ademi, dorëzon zyrtarisht  mandatin me datë 20 gusht.

Në shenjë proteste ndaj fakteve të reja të dala në dritë, PD-ja ka për sot paralajmëruar mbajtjen e një protestë në Shkodër.

Pas publikimit të dokumenteve, Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të nisur nga organi i akuzës.

Lidhur me këtë zhvillim ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI