Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama komentoi akuzat e ngritura nga selia blu kundrejt kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Pasi Rama në një postim tijin në rrjetet sociale, shmangu përgjegjësinë për pastërtinë e figurës së Pjetrit, Bardhi shkruan në “Facebook” se kreu i qeverisë po përsërit filmin e parë me Elvis Roshin, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Armando Prengës, Artur Bushin dhe “me shumë edirama kriminelë të veshur me pushtet”.
Postimi:
Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.