Flash

PD i nxorri dokumentin e arrestimit, reagon Valdrin Pjetri: Po pres me padurim...

Lapsi.al 13 August 2019
PD i nxorri dokumentin e arrestimit, reagon Valdrin Pjetri: Po pres me

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri,  i cili pritet të marrë zyrtarish detyrën pasi të kryejë betimin procedurial në ditët e ardhshme, ka reaguar pasi Partia Demokratike publikoi pak më herët dokumentet e arrestimit, dënimit për trafik droge dhe dëbimit të tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Pjetri shkruan se e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD-së.

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”- shkruan Pjetri.

Ditën e sotme sekretari i Përgjithshem i PD, Gazmend Bardhi publikoi sot “prova autentike për dënimin në Itali, Firence të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër”.

“Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga të cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin tij të menjëhershëm.

Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrevëshjes së nënshkruar te bashkepunimit, gjykata ka urdhëruar pezullmin e dënimit.

Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi qe nxorri edhe dokumentet italiane”, u shpreh Bardhi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI