Flash

Tirana sërish pa drita, OSHEE tregon zonat që preken nga punimet

Lapsi.al 13 August 2019
Tirana sërish pa drita, OSHEE tregon zonat që preken nga punimet

Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë ditës së nesërme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më  datë 14 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave, për të zevendësuar rrjetin e amortizuar.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Tirana/ Investimet e OSHEE, oraret dhe zonat e stakimit më 14 gusht

#OSHEE Rajoni Tiranë vijon punën intensive për zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, duke investuar në mbi 400 kabina.

Për datën 14 gusht, është planifikuar të punohet në 9 kabina, në oraret dhe zonat pa energji elektrike si më poshtë:

09:00-15:30/rruga “Besim Daja” pjesërisht, pranë Medresesë

09:00-15:00/rruga “Mine Peza” pjesërisht

14:00-15:00/pjesërisht midis rrugëve “Mine Peza” dhe “Sulejman Pasha”

09:00-15:00/pjesërisht zonat rreth rrugëve “Bako Dervishaj”, “Rruga e Elbasanit”, “Mustafa Lleshi”, “Sandër Prosi” dhe “Mihal Ciko”

12:00-13:30/rruga “Sotir Peci”, pranë Bllokut të Ambasadave

12.00-14:00/rruga “Kongresi Lushnjës” pjesërisht

14.00-16.00/pjesërisht rrugët “Kongresi Lushnjes” dhe “Ylbere Bylykbashi”

10.00-12.00/ pjesërisht rrugët “Prokop Mima” dhe “Ndrek Luca”

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI