Flash

"Ndiq paratë!", Basha zbulon sektorët: Ja ku financon krimi dhe droga

Lapsi.al 8 August 2019
"Ndiq paratë!", Basha zbulon sektorët: Ja ku financon krimi

Ndonëse nuk është regjistuar para pak ditësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në afatin e fundit e parashikuar për subjektet politike që do të garojnë në vendoret e 13 tetorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpalosur një pjesë të programit të forcës që drejton, duke vënë theksin tek lufta ndaj krimit të organizuar.

Në një dalje për mediat, Basha tregoi tri sektorët ku sipas tij investohen paratë e këtij aktiviteti kriminal, si edhe të trafikimit të drogës. Kryedemokrati duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për keqqeverisjen e vendit, u shpreh se paratë e pista po investohen në ndërtim, në resorte dhe hotele turistike në vijat bregdetare, por edhe tek koncesionet e dhëna me “bekimin” e kreut të qeverisë. Sipas tij, këto alternativa që po aplikohen në Shqipëri janë skema që shërbejnë për të riciklimin e parave.

Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit. Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuarn që kontrollohet tërësisht nga krimi.

-Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi. Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës. Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga

-Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës. Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës.

Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi. Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës, dhe një program special për ndalimin e futjes së parasë së krimit në ekonomi”-tha ndër të tjera Basha.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI