Flash

U vra dje në Romë, kush ishte "truri" i bandës italo-shqiptare dhe lidhjet e tij me Camorra-n

Lapsi.al 8 August 2019
U vra dje në Romë, kush ishte "truri" i bandës

Fabrizio Pistelli, 53-vjeç, kreu i bandës italo-shqiptare, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”, është vrarë në pritë pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueductua në Romë.

Mediet fqinje raportojnë se Pistelli, tifoz ultras i ekipit të Lazios,  është qëlluar me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë, që kishte arritur t’i shponte kafkën.

Mendohet se vrasja e tij ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fazën fillestare. Gjykuar nga rrethanat, 53-vjeçari është vrarë me paramendim. Viktima ishte ulur në një stol në Viale Monia së bashku me një person të dytë që ende nuk është identifikuar, kur një mashkull i veshur me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016, Piscitellit iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Ndërsa, në vitin 2013 ai u arrestua, sepse u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Më pas, në 2015-n “Diabolik” u shpall përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, ku prokurorët citoheshin ta cilësonin si drejtuesin e një grup kriminel italio-shqiptar.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI