Flash

VIDEO/ I vunë gjobë 12 mijë euro biznesmenit, arrestohen dy “të fortët” e Tiranës

Lapsi.al 2 August 2019
VIDEO/ I vunë gjobë 12 mijë euro biznesmenit, arrestohen dy

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në policinë e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime te Renda duke përdorur edhe metoda speciale hetimi thotë se finalizoi një operacion të quajtur “Përsëritësit”.

Në pranga u vunë E.G., 30 vjeç me precedent penal në fushën e gjobvënies dhe I.B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në kërkim është shpallur një 35-vjeçar nga Tirana.

Policia thotë se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12 mijë euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7500 euro. Grupi hetimor po punon edhe për zbardhjen e disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI