Flash

Uniformat e Policisë/ PD i nxjerr dokumentet Lleshajt: Paratë e tenderit do sekuestrohen

Lapsi.al 2 August 2019
Uniformat e Policisë/ PD i nxjerr dokumentet Lleshajt: Paratë e

Partia demokratike vijon të akuzojë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me tenderin për uniformat e policisë, që e cilëson si korruptiv.

Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku, shkruan në një postim në llogarinë e sj në “Facebook” se Lleshajt iu deshën 24 orë për të reaguar për tenderin dhe në vend të fakteve sulmoi opozitën. Pelinku vë theksin tek përgjysmimi i afatit për pjesëmarrjen në tender, që sipas saj ka eleminuar garën e ndershme.

"Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.

Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj. Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe ‘me specifikime e standarde të veçanta’- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë me 30 milionë euro tender korruptiv."- shkruan ndër të tjera Pelinku.

Në përmbyllje të postimit, Pelinku shkruan se "paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do të sekuestrohen", për t'iu kthyer shqiptarëve.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI