Flash

Mbrojtja e magjistratëve/ Zbardhet vendimi i qeverisë me kriteret që duhen përmbushur

Lapsi.al 2 August 2019
Mbrojtja e magjistratëve/ Zbardhet vendimi i qeverisë me kriteret

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e magjistratëve. Sipas këtij vendimi, magjistratit i sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i rrezikohet jeta, shëndeti i tij dhe/ose e/i familjes, si dhe pasuria.

Po ashtu, mbrojtje e veçantë i sigurohet edhe magjistratit, i cili nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension. Ky tutelim parashikohet në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit.

Me mbrojtje të veçantë personale, të familjes dhe të pasurisë, nënkuptohen masat me karakter organizativ e profesional, për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pasurisë së magjistratit, si dhe masat e tjera, që lidhen me këtë mbrojtje. Kriteret për përpërfitimin e kësaj mbrojtjeje janë disa kushte specifike, si: prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, familjen ose pasurinë e magjistratit;

Kërkesa për mbrojtje i paraqitet Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), kur ka të dhëna të besueshme që provojnë se një magjistrati i rrezikohet jeta, familja ose pasuria.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI