Flash

(VIDEO) Hapet me forcë dera e Bashkisë së Përrenjasit, kryebashkiaku i ri futet në zyrë: Nga e hëna jam unë…

Lapsi.al 2 August 2019
(VIDEO) Hapet me forcë dera e Bashkisë së Përrenjasit,

Kryetari i ri i Bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, sapo ka depërtuar me forcë në ambientet e njësisë vendore, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Mësohet se Belba është futur në zyrën e kryebashkiakut, pasi është larguar parardhësja e tij Miranda Rira, përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më herët ditën e sotme, Rira ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën dhe se do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve, duke respektuar dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sikurse mund të shihet edhe në materialin filmik të bashkëngjitur, dera e Bashkisë është hapur me forcë, me mjete rrethanore (kaçavida apo te tjera sende të forta) nga simpatizantë të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së mbajtur para elektoratit socialist, Belba është shprehur se "nga e hëna e në vijim do të jetë ai në krye të Bashkisë dhe të të gjithë menaxhimit të punës në Përrenjas".

https://www.youtube.com/watch?v=ywjN05dh-zs&feature=player_embedded

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI