Flash

Vakancat/ KLGJ i përgjigjet Metës: Gjykata e Lartë është prioritet kombëtar

Lapsi.al 5 July 2019
Vakancat/ KLGJ i përgjigjet Metës: Gjykata e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor i është përgjigjur letrës së presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili kërkonte informacion për vonesat në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, deklaroi se institucioni që drejton është marrë me çështje prioritare dhe të ngutshme, siç janë: aktet për gjykatën e posaçme që do ngrihet, mbështetja e vetting-ut, plotësimi i gjykatave në mungesë të gjyqtarëve, apo edhe shqyrtimi i 485 kërkesave për të deleguar gjyqtarë në 706 çështje. Ndërsa, përsa i përket ngërçit të krijuar në Gjykatën e Lartë, ku kanë mbetur të bllokuara me mijëra dosje, Llagami është shprehur se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, të kujdesshëm dhe të konsultuar, “në mënyrë që çdo vendimarrje që do të pasojë, t’i shërbejë zgjidhjes në këtë gjykatë”.

Që prej konstituimit, KLGJ ka zhvilluar vetëm dy mbledhje me dyer të hapura, përfshirë këtu edhe mbledhjen e ditës së sotme.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projekt-rregullores, që sapo të botohet në Fletoren Zyrtare, do të hapë zyrtarisht garën për kandidatët jo-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

 

Të këshilluara

Shënkoll/ I burgosuri i vë flakën qelisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në burgun e Shënkollit. Prej depresionit, një i paraburgosur i ka vënë flakën qelisë. Bëhet fjalë për të burgosurin Artur Ferketa...

12:18

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI